Rekordi i fundit i sulmuesit legjendar të Bajern Munihut

Me 475 paraqitje në Bundesligë, Tomas Mylleri është tashmë lojtari i vetëm i rekordeve. 35-vjeçari ka qenë gjithashtu profesionisti i gjigandëve nga Munihu me më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë. Tani Myller ka vendosur një tjetër rekord.

Në ndeshjen hapëse kundër Dinamo Zagrebit, sulmuesi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të, duke bërë ndeshjen e tij të 152-të në Ligën e Kampionëve për bavarezët. Asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur më shumë ndeshje për një klub të vetëm në ligën më elitare në kontinentin e vjetër.

Me 188 paraqitje për tre klube, Kristiano Ronaldo është lojtari rekord në Ligën e Kampionëve. Ai pasohet nga Iker Kasijas me 177 ndeshje për dy klube. Lionel Mesi është i treti me 166 ndeshje për dy klube. Myller renditet i katërti me 152 ndeshje, së bashku me Karim Benzema.

LEXO EDHE:

Back to top button