Rekordi i Kristiano Ronaldos mbetet i paprekur nga askush

Kristiano Ronaldo është lojtari me më shumë paraqitje në fazën e grupeve të Ligës së Kampiomëve. Dhe askush nuk do të mund t’ia heqë më këtë rekord, për shkak të ndryshimit të formatit të kompeticionit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, kur Liga e Kampionëve do të strukturohet në një grup të vetëm prej 36 skuadrash, në të cilin secili klub do të luajë tetë ndeshje për të përftuar renditjen përfundimtare dhe pasur akses në fazën me eliminim direkt.
Pas ish-sulmuesit të Man. Juanjtedit, Real Madridit dhe Juventusit, i cili ka 98 ndeshje të luajtura, qëndron Iker Kasilasi me 95 ndeshje, ndërsa rivali i madh i portugezit, Leo Mesi, është ndalur te 86 paraqitje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Renditja:
98 ndeshje – Kristiano Ronaldo (Man. Junajted, Real Madrid, Juventus)
95 ndeshje – Iker Casillas (Real Madrid, Porto)
86 ndeshje – Lionel Messi (Barcelona, PSZH)
83 ndeshje – Karim Benzema (Lion, Real Madrid)
82 ndeshje – Sergio Ramos (Real Madrid, PSZH, Sevilja)
81 ndeshje – Thomas Müller (Bajern Munihu)
80 ndeshje – Xavi Hernández (Barcelona)
79 ndeshje – Toni Kroos (Bajern Munih, Real Madrid)
78 ndeshje – Zlatan Ibrahimović (Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, PSZH, Ma. Junajted, Milan)