“Rekordi” shndërrohet në zonë këmbësorësh, Shilegov: Mbyllja e rrugës nuk shkakton kaos

Para përfundimit të mandatit, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shkupit Petre Shilegov ringjalli idenë që rruga kryesore në qendër të qytetit, pranë Rekordit, të jetë zonë për këmbësorët. Shilegov këtë plan e paralajmëroi për vitin 2023, kur është planifikuar që në rrugët e Shkupit të lëvizin autobusët me shpejtësi të lartë. Kryetari i komunës së Shkupit thotë se mbyllja e trafikut nga Porta Triumfale deri te lokalcioni Llovec, nuk do të shkaktojë bllokim shtesë të trafikut në zonën e qendrës së qytetit.

https://www.youtube.com/watch?v=NTM24dO2cdU&feature=youtu.be

Padyshim që nuk do të ketë kaos shtesë. Pra, mund të ketë një kalim të plotë të atij korridori, dhe nuk do të ketë aspak nevojë për shqetësim – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët thonë se ideja është e mirë, por kanë frikë se kaosi nuk do të evitohet kurse pjesëmarrësit në trafik do të jenë të nevrikosur derisa vozisin nëpër qendër.

Negative. Mendoj që nuk do të mund të bëhet kjo”.

“Bukur, do të ketë vend për shëtitje. Por, makinat? Epo, në anën tjetër. Do të ishte e realizueshme? Mendoj që po”.

“Mendoj që nuk do të jetë e realizueshme. Pse? Ka shumë makina dhe s’kanë ku të parkohen, s’ka vend- parkime”.

Qëllimi i këtij projekti, sipas autoriteteve lokale, është t’u sigurojë qytetarëve mënyra alternative të lëvizjes dhe t’i vendosë veturat në plan të dytë. Por shumë shpesh kur një rrugë në qendër të Shkupit është e mbyllur për trafik, ka kolaps total të trafikut.

“Ndërsa shkupjanët tanimë janë mësuar të ngasin në kaos total kur në qendër të kryeqytetit ka protesta ose kur arteria kryesore e trafikut mbyllet për ndonjë arsye tjetër. Autoritetet lokale ende nuk kanë zbuluar se cila do të jetë alternativa në rrugën “Rekord”. A do të bëhen bulevardet ekzistuese rrugë një kahëshe?”.

Shilegov tre vjet më parë paralajmëroi që qendra e qytetit duhet të jetë zonë për këmbësorë. Por, përveç kësaj, si një nga projektet më të mëdha, është edhe tuneli nën Kalanë e Shkupit, i cili supozohej të lidhte Bulevardin Klimenti i Ohrit, i cili kalon pranë ndërtesës së qeverisë me rrugën e famshme të plastikave. Por tani për tani kjo është larg fillimit të realizimit.

Ile Petrevski

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button