Remzi: Pas Europianin rikthehem te Juventusi
Aron Ramzi vazhdon të ketë probleme fizike, të cilat nuk e lejojnë që të ketë vazhdueshmërinë e duhur për të kontribuar te Juventusi. Vet mesfushori thekson se dy vitet e para në Itali kanë qenë frustruese, megjithatë shton se pas Europianit do të rikthehet në Torino për të qëndruar me “bardhezinjtë”.
“Dy vitet e fundit kanë qenë shumë frustruese, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që kam marrë. Kur shkon në një klub të ri kërkon që ta nisësh në maksimum për të treguar aftësitë, por dëmtimet të bëjnë që të shkosh hapa pas dhe nuk lejojnë që të marrësh ritëm. Pastaj edhe COVID 19 nuk ka ndihmuar. Pas Europianit rikthehem në Torino se ende jam një lojtar i Juventus”, u shpreh Ramsej./VipSport/







