Renditja: Alkaraz “mposht” Sinerin, Arina Sabalenka kryeson te femrat

Viti 2025 në sportin e tenisit ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të tenistëve për këtë sezon. Spanjolli Karlos Alkaraz dhe bjellorusja Arina Sabalenka e mbyllën në vendin e parë.

Te meshkujt, Alkaraz vijon duelin “kokë më kokë” me italianin Janik Siner, që ndahen nga vetëm 550 pikë në renditje. Ndërsa të gjithë tenistët e tjera janë shumë pas në renditje. Në “Top-5” qëndron ende Novak Gjokoviç.

Te femrat, Sabalenka ka një epërsi prej më shumë se 2.500 pikësh ndaj polakes Iga Sviatek, që ndodhet në vendin e dytë. Në podium ndodhet edhe tenistja amerikan e Koko Gauf, por mjaft e shkëputur nga kreu.

“TOP 5”, MESHKUJ

1.Karlos Alkaraz, 12,050 pikë

2.Janik Siner, 11,500 pikë

3.Aleksander Zverev, 5,160 pikë

4.Novak Gjokoviç, 4,830 pikë

5.Feliks Auger-Aliasime, 4,245 pikë

“TOP 5”, FEMRA

1.Arina Sabalenka, 10,870 pikë

2.Iga Sviatek, 8,395 pikë

3.Koko Gauf, 6,763 pikë

4.Amanda Anisimova, 6,298 pikë

5.Elena Ribakina, 5,850 pikë

LEXO EDHE:

Back to top button