Renditja e FIFA-s: Maqedonia dhe Kosova shënojnë ngritje, “bie” Shqipëria

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pritet të shënojë ngritje për 4 vende në renditjen më të re të kombëtareve të FIFA-s. Sipas përllogaritjeve të fundit, Maqedonia do të duhet të ndalet në vendin e 63-të. Dhe ky ndryshim vjen pas barazimit me Belgjikën (1-1) në Shkup dhe fitores 1-0 ndaj Kazakistanit në Astana.

Ndërkohë, kombëtarja e Shqipërisë, pas barazimit me Serbinë pa gola në Tiranë dhe Letonisë, 1-1 në Riga, ka shënuar rrënie për dy vende dhe aktualisht është në vendin e 68-të.

Kombëtarja e Kosovës duhet të shënojë ngritjen rekord, duke u ndaluar në vendin e 95-të, pas fitoreve ndaj Armenisë dhe Komorreve.

Në kreun e renditjes së FIFA-s nuk ka ndryshime. Argjentina mbetet lider, para Francës, Anglisë, Brazilit dhe Spanjës. Portugalia kalon në vendin e 6-të, duke lënë pas Holandën, Belgjikën, Koracinë dhe Italinë.

LEXO EDHE:

Back to top button