Renditja e FIFA-s: Ngritet Shqipëria, bie Kosova

FIFA të enjten ka publikuar renditjen e re të kombëtarëve. Kështu kombëtarja e Kosovës pas ndeshjeve të shtatorit, bie për dy pozita. ‘Dardanët’ në muajin shtator barazuan me Zvicrën (2-2), ndërsa humben nga Rumania (2-0). Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita në renditjen e re të FIFA-së. “Kuqezinjtë” në muajin shtator, barazuan me Çekinë, derisa në ‘Air Albania’ mposhtën Poloninë. Shqipëria nga pozita e 65-të tashmë ngritën në vendin e 62-të.

Pas triumfit 1-0 ndaj Ekuadorit dhe suksesit 3-0 jashtë fushe kundër Bolivisë, në kualifikueset hapëse të CONMEBOL, për llogari të Botërorit 2026, Argjentina (e para) forcon kontrollin e saj në samitin e renditjes botërore FIFA/Coca-Cola. Franca e vendit të dytë humbet pak terren ndaj Albiceleste, pasi pësoi humbjen 2-1 në miqësore nga Gjermania. Ndërkohë, Brazili (3), Anglia (4) dhe Belgjika (5) ruajnë vendet e tyre në pesëshen e parë, që mbetet e pandryshuar nga edicioni i korrikut 2023 të renditjes globale. Paketa kryesuese ndiqet nga Kroacia (6), Holanda (7) dhe Portugalia (8).

Kjo e fundit është e vetmja kombëtare në mesin e dhjetë të parave që ka ngjitur një pozicion. Italia (9) humbi një vend në klasifikimin mujor, pasi u pengua në barazimin 1-1 jashtë fushe, ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024”. Top-10 plotësohet nga Spanja.

LEXO EDHE:

Back to top button