Renditja e FIFA-s, rrënie për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s. Kjo e fundit e zbuloi renditja e muajit shkurt-mars, ndërsa “Dardanët” tash gjenden në vendin e 102-të, në krahasim me atë të 101-të të herës së kaluar. Sa u përket pikëve, “verdhëkaltrit kanë pikë të njëjta, 1202.77. Rënie regjsitroi edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila tash e sheh veten në vendin e 64-t, ndërsa në renditjen paraprake ishte në atë të 62-të. “Kuqezinjtë” i kanë 1382,69 pikë duke përfunduar prapa Republikës Demokratike të Kongos, e cila përparoi për katër pozita dhe përpara Kepit të Gjelbër.

Ndryshimet në renditjen e FIFA-s u bënë mbi të gjitha për Kombëtaret e kontinenteve të tjera pasi në Evropë sivjet nuk ka pasur ende aktivitete të ekipeve kombëtare.

Në “Top 10” nuk pati ndryshime në renditje, me kampionen e botës, Argjentinën, që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia botërore Franca. Kurse, podiumin e mbyll kombëtarja e Anglisë, e cila është në formë kulmore. Në dhjetëshen e parë i shohim edhe Belgjikën, Brazilin, Holandën, Portugalinë, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 4 prill, kur pritet të ketë ndryshime pas zhvillimit të miqësoreve të kombëtareve.

LEXO EDHE:

Back to top button