Renditja e fundit: Distria Krasniqi, e parë në botë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara. Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë. Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6.800 pikë.

Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë. Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button