Renova mund Sileksin dhe afrohet zonës së mbijetesës

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, në fundjavë do të sjell përballjet e javës së 28-të, ku do të intensifikohet lufta për mbijetesë dhe për dalje në Evropë, pasi që gara për titull duket gati e vendosur në anën e Shkëndijës. Në sfidën e vetme gjatë ditës së shtunë, skuadra e Renovës mundi Sileksin me rezultat 2:1 falë golave nga Shefiti dhe Jusufi,ndwrsa golin e vetwm për mysafirët e shënoi Galevski.
Të dielën zhvillohen 5 takimet e tjera, ndërsa lideri aktual, Shkëndija do të jetë në transfertë, kundër Bellasicës në Strumicë. Në sfidat e tjera, Rabotniçki takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Boreci mirëpret FC Shkupin me trajnerin e ri, Goce Sedloski, ndërsa Struga Trim Lum sfidon Pelisterin. Një ndeshje e rëndësishme për mbijetesë do të zhvillohet në Strumicë, kur Akademia Pandev do të përballet me Vardarin. Të gjithë ndeshjet e javës së 28 -të do të nisin në orën 13.00.
Liga e Parë – Java 28
Renova 2–1 Sileksi
Bellasica – Shkëndija
Rabotniçki – Makedonija Gj.P.
Boreci – FC Shkupi
Struga Trim Lum – Pelisteri
Akad. Pandev – Vardari