Renova prezanton Ajrullahun , Shkupi firmos me Çeshmexhievin

Skuadrat nga Liga e Parë në Maqedoni, vazhdojnë me përforcimet për sezonin e ri. Së fundit skuadra e Renovës ka prezantuar Izet Ajrullahun, që është 23 vjeç dhe luan në krahun e majtë. Ndërkohë kohë më parë nga skuadra tetovare u larguan: Jasharoski, Tafa, Gavazaj dhe Velija, ndërsa Renova firmosi me Aleksovskin dhe Ilievskin. Skuadra tetovare vazhdoi kontratat me Gafurin, Sadikin, Abdullain dhe Vellin.

Ndërkohë skuadra e FC Shkupit vendosi që të shtrëngojë edhe më tej mbrojtjen, duke angazhuar Konstantin Çeshmexhievin. Ky i fundit vjen nga skuadra e Velezhit, ku sezonin e fundit shënoi 16 paraqitje. Më parë Çeshmexhievi ishte pjesë e Rabotniçkit, Pelisterit, Makednija Gjorçe Petrovit dhe Shkëndijës.

LEXO EDHE:

Back to top button