Renxhersi përmes Selltikut deri te finalja e Kupës së Skocisë

Derbi i madh i Skocisë në mes Seltikut dhe Renxhersit, kësaj radhe i luajtur në kuadër të Kupës së Skocisë, i takoi skuadrës së Renxhersit.  Në një ndeshje, ku Renxhers ishin fillimisht në disavantazh, në fund arritën të përmbysin gjithçka dhe të fitojnë me rezultat 1:2, pas kohës shtesë.

Skuadra e Seltikut kaloi në epërsi në minutën e 64’, me golin e shënuar nga Tejllor. Megjithatë, vetëm 14 minuta më vonë, Renxhersi reagoi me anë të Arfield, i cili riktheu balancin. Me rezultatin 1:1 përfunduan 90 minutat e para dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Fytyra tragjike e kësaj ndeshje ishte Starfelt, i cili shënoi autogol në minutën e 114’ dhe i dha fitoren skuadrës së Renxhersit. Këta të fundit kalojnë në finale të Kupës së Skocisë, ku më 21 maj do të takohet me skuadrën e Hartsit. (Foto: Twitter/GlasgowRangers)

LEXO EDHE:

Back to top button