Reprezentuesi i Shqipërisë gati të largohet nga Rajo Valejkano

Ivan Balliu po bëhet gati që t’i japë lamtumirën skuadrës së Rajo Vajekanos. Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare të futbollit, u kthye përsëri titullar nga Silvinjo në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe pritet që të vazhdojë të luajë këtë rol edhe në të ardhmen. Futbollisti aktualisht po mendon që të ndërrojë skuadër, pasi është në vitin e fundit të kontratës me Rajo Vajekanon.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se përfaqësues të lojtarit kanë qe tani një akord parimor me drejtuesit e skuadrës së Valencias, pasi janë ulur në bisedime me këta të fundit gjatë ditëve të kaluara. Balliu është një emër që tërheq Valencian për shkak të eksperiencës së tij, por edhe për faktin se aktualisht mbrojtësi titullar Rendall ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.

Parimisht palët kishin qenë dakord që Balliu të transferohej si lojtar i lirë në verë, por marrëveshja mund të afrohet në janar për shkak të kësaj situate të fundit. Megjithatë, Rajo Vajekano nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari gjatë merkatos së dimrit pa pagesë dhe kjo mund të jetë pengesa e vetme për kryerjen e kësaj lëvizje para verës.

LEXO EDHE:

Back to top button