Republika Çeke planifikon të rizgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri çek Andrej Babis njoftoi sot se po planifikon ta zgjasë sërish gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të COVID-19.

- Advertisment -

“Një votim në parlament për këtë çështje do të zhvillohet më 22 dhjetor, një ditë para se të skadojë gjendja aktuale e jashtëzakonshme”, tha Babis për gazetën “Pravo”.

Të premten, priten të aplikohen gjithashtu rregullat më të rrepta, përfshirë një shtetrrethim nate midis orës 23:00 dhe 05:00.

Autoritetet regjistruan 5 169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit për një total prej 586 251 infektimesh dhe 9 743 vdekjesh të lidhura me virusin në vendin e 10,7 milionë banorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button