Reshjet e sotme të borës zbardhuan Kodrën e Diellit

Reshjet e sotme të borës zbardhuan Kodrën e Diellit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Reshjet e sotme të borës zbardhuan Kodrën e Diellit, dhe kjo, pikërisht në festat e Krishtlindjeve e bëri edhe më të bukur këtë vend, për të kaluar këto ditë këtu, në këtë pikë turistike. Udhëheqësia e Kodrës së Diellit thonë se kushte për skijim nuk ka ende se ka pak borë, por ka kushte të tjera, të kënaqeni në këtë idilë dimërore të bukur”, raporton gazetari i alsat Bashkim Sulejmani.

“Rrugët janë të lira, borë kemi por është mot i butë dhe presim të bjer edhe më shumë borë që të bëhet edhe më ftohtë që të mund të lëshohet në funksion ski qendra. Por ja pajisje dimri kanë lokalet, gjashtë ulësja punon për shëtitje panoramike gjatë vikendit nëse kemi mot të mirë mund të lëshojmë edhe dy ulësen dhe Ceri Pashinën, pra kemi gjitha përgatitjet vetëm të krijohen kushtet. Por për vizitorët ka kushte që të vizitojnë Kodrën e Diellit”, tha Gani Aliji, Drejtor i Kodrës së Diellit.

Të hapura janë edhe gjithë objektet hotelerike, por edhe shitoret për furnizim me pajisje skijimi.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për t’i pritur vizitorët.

Gazetari: Përveç objekteve hotelerike a ka edhe pajisje për skijim?

“Gjitha gjërat i kemi me nivel dhe aty ku duhet të jenë. Besoj që do kemi mysafirë sepse bora i bie vizitorët andaj ia vlen”, tha një pronar dyçani.

Reshjet e borës sipas parashikimeve, pritet të zgjasin gjatë gjithë javës, ndërsa me rritjen e trashësisë dhe ftohjen e motit, shpejtë pritet hapja e sezonit të skijimit për këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button