Reshjet në Shkup dhe rrethinë, qytetarët ankohen për dëme të shumta

Reshjet në Shkup dhe rrethinë, qytetarët ankohen për dëme të shumta

Gazetar: Avni Tahiri

Kështu dukeshin shumë bodrume dhe garazhe të Shkupit ditët e fundit.

Shumë qytetarë të Shkupit i takuam duke pastruar bodrumet e përmbytura dhe duke numëruar dëmet që u janë shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm i ditës së djeshme.

“Çdoherë që bie shi unë frikësohem se do të përmbytemi, do të rrënohet ndërtesa, dyqani më është përmbytur, garazhi, vetura e babait që jam e lidhur në mënyrë sentimentale më atë veturë. U mbush e gjithë kjo? Po, gjithë u mbush, katastrofë, veturën e kam kujtim nga babai, është e vitit 1977, nga Ish Jugosllavia, me kredi e kemi blerë. Unë i lus të gjithë të na ndihmojnë, nuk kam fjalë”, u shpreh një qytetare.

Përveç kësaj garazhe dhe dyqani të përmbytur nga shiu i djeshëm në shumë pjesë tjera të Çairit dhe Shkupit qytetaret u ankuan se kanë pësuar dëme të shumta materiale.

“Këtu ka pasur shumë ujë.. unë nuk kam pasur dëm por di njerëz që kanë pësuar dëme dhe gjithmonë kemi problem me këtë ujë këtu, ankohemi të komuna disa here thuan do vijmë, se këtu duhet të bëhet kanal më i madh që të shkoje uji por kjo është që sa vite”, tha një qytetar.

“Shiu ka bërë dëme të mëdha në Çair dhe vende tjera, kanë rënë drunjte. Këto mbeturinat janë para shiut, afër tre javë edhe këtu kanë mbetur, propozoj sa më shpejt këto mbeturina të largohen se do sjellin edhe sëmundje”, deklaroi një tjetër qytetar.

Përveç dëmeve në ndërtesa, bodrume dhe automjete, stuhia e kësaj jave që kaploi vendin, shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri shkatërruan edhe shumë të mbjella bujqësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button