Restaurohet bunkeri i Musolinit
Restaurohet bunkeri i Musolinit

Rihapet Bunkeri i Musolinit në Vilën Torlonia në Romë. Pas një restaurimi të kuruar ky Bunker është kthyer në një Muze me instrumente multimediale ku mund të njohësh jetesën e familjes së Duçes në këtë Vilë historike si dhe dokumente e video historike të epokës. Bunkeri ka një strukturë në formë cilindrike me një thellësi 6 metra nëntokë me një planimetri në formë kryqi, me galeri 15 metra të gjata, seksione rrethore me diametër 2.5 metra dhe i mbrojtur nga një muratore betoni me trashësi 4 metra. Me një histori 80 vjeçare ky Bunker evokon një nga faqet më të errëta e dramatike të kryeqytetit italian goditur 51 herë nga bombardimet gjermane gjatë luftës së dytë. Bunkeri nisi të ndërtohej në dhjetor të 1942 e sipas historianëve pas kapjes së Duçes më 25 korrik 1943, ende nuk kishte përfunduar perfeksionimi i funksionit të tij. /Alsat.mk