Retklif: Dua që Man. Junajtedi të fillojë të fitojë trofe, fillimisht në Premier Ligë

CEO i Mançester Junajted, Xhim Retklif ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për qëllimet e tij si numri një i “Djajve të Kuq”. Në prononcimin e tij, Retkliff theksoi se qëllimi i tij nuk është që të shtojë të ardhurat përmes Man. Junajted, por që ta bëjë këtë klub të rikthehet te trofetë.
“Po, nuk jam aspak i interesuar për aspektet financiare të këtij investimi, me të vërtetë, sepse fitoj mjaftueshëm para nga bizneset e tjera që kam nga kimikatet, nafta dhe benzina. Ky nuk është një investim financiar. Është sepse unë jam i interesuar që të shohin Man. Juanjtedin të fitojë sërish. Skuadra nuk ka fituar në 11 vitet e fundit, por duhet të kthehet në pikën ku duhet të jenë në krye. Mendoj se i vetmi interes që kemi është të fitojmë ndeshje dhe të konkurrojmë për Premier Ligë. Dhe Ligën e Kampionëve. Pra, ky është interesi ynë i vetëm për t’u përfshirë me “Djajtë e Kuq”. Kjo është ajo që përfaqëson Man. Junajtedin. Dua të them, ndoshta jam pak i njëanshëm, por mendoj se është skuadra më e madhe dhe më e njohur e futbollit në botë. Kështu që duhet të garojë gjithmonë për titullin e Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve,” deklaroi ai.