Revista “Time” publikon listën/ Kush janë 100 njerëzit më me ndikim në 2023

Revista “Time” publikon listën/ Kush janë 100 njerëzit më me ndikim në 2023

Ashtu siç është bërë traditë, revista “Time”, ka publikuar së fundmi listën e 100 personave më me ndikim në 2023.

Këtë vit janë vetëm 96 të përzgjedhur, por lista mund të zgjerohet në të ardhmen. Pjesë e listës janë sportistë, pionierë teknologjike, muzikantë, novatorët dhe influencuesit.

Michael B. Jordan, Lea Michele, Mbreti Çarls, Joe Biden, Kylian Mbappé, Sean Sherman, e shumë të tjerë kanë dhënë ndikimin e tyre në fusha të caktuara.

Ndryshe nga vitet e tjera, pjesë e emrave nuk është asnjë spanjoll, çka ka qenë befasi për përzgjedhësit. Vetëm shtatë kandidatë me origjinë latine hynë në listën e plotë: presidentët Lula da Silva (Brazil), Gustavo Petro (Kolumbi); futbollisti argjentinas Lionel Messi etj.

 

LEXO EDHE:

Back to top button