Revizioni: KSHZ-ja ka keqpërdorur 5 milion denarë

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi në raportet financiare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë, shkruan Alsat. Nga 80 Komisione Komunale Zgjedhore, raporte financiare nuk janë gjetur për 25 prej tyre. Revizorët kanë konstatuar se janë paguar fonde ndaj Komisioneve Komunale pa dokumentacion të nevojshëm fiskal. KSHZ-ja nuk ka realizuar regjistër fiskal për burimin e 5 milion denarëve me të cilat janë paguar 154 persona për angazhim. Kjo parregullsi sipas revizionit mund të krijoj komplikime financiare në prokurimet publike për zgjedhjet e ardhshme. KSHZ-ja akoma nuk ka dal me qëndrim zyrtar lidhur me konstatimet e Entit Shtetëror të Revizionit.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button