Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

Drejtori i Resurseve Energjetikë Kombëtare, Bajram Rexhepi, thotë se gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet jo më vonë se në fillim të vitit të ardhshëm. Ka vetëqeverisje lokale që tashmë e kanë kryer detyrën e tyre, ku kanë përgatitur infrastrukturën për lidhje me rrjetin nacional të gazifikimit. Në linjë Gostivar-Tetovë punimet janë shtyrë për shkak të problemeve me krizën e Kovidit dhe shpronësimeve të tokës ku kalon tubacioni i gazit. Prioritet për gazifikimin do të kenë çerdhet, spitalet dhe institucionet publike.

Realisht jemi në 80 për qind të realizimit të punimeve për gazifikimin, edhe pse është e qartë se kemi pasur probleme edhe për shkak të pandemisë. Por, ne varemi edhe nga institucionet e tjera , ku është një zinxhir i madh njerëzish që janë të kyçur në këtë projekt. Problemin më të madh e kemi në shpronësimin e terrenëve ku kalojnë tubacionet. Besoj që këtë vit do realizojmë gazifikimin e të gjithë rajonit të Pollogut. Aksi Negotin-Prilep-Manastir  janë kryer 95 për qind të punimeve- tha Rexhepi.

LEXO EDHE:

Back to top button