Riblen futbollistin dhe menjëherë e dërgon në huazim

Bajern Munihu e ka riblerë përsëri Armindo Sieb-am nga Grojter Furt-in duke përdorur opsionin e riblerjes që e kishte në marrëveshje. 21-vjeçari kishte shkëlqyer të Grojter Furtin, duke rënë në sy të shumë skuadrave të njohura.

Kontrata e re e Sieb në Mynih është e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Ai do t’i kalojë dy sezonet e ardhshme në huazim te Mainz.

“Ne e kemi ndjekur nga afër Armindon gjatë dy viteve të tij në Furt. Ai ka përparuar shumë mirë, veçanërisht sezonin e fundit. Ai ishte ndër lojtarët më të mirë në grupmoshën e tij. Armindo është një lojtar jashtëzakonisht i shpejtë dhe agresiv. Ai përshtatet shumë mirë me Mainzin me stilin e tij dhe Bundesliga tani është hapi tjetër logjik për të” ka thënë Kristof Frojnd , drejtor sportiv i Bajern Munihut./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button