Riçarlison, futbollisti i dytë më i shtrenjtë te Totenhami

Skuadra anglez e Premierligës, Totenhami konfirmoi transferimin e Riçarlison, për të cilin Evertonit do t’i paguajë 55 milionë euro, së bashku me dhjetë milionë si shtesë

Me këtë, sulmuesi brazilian do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e Totenhamit, pas Tangi Ndombele, për të cilin skuadra nga Londra pagoi 68 mln euro. Kontrata e Richarlison është pesëvjeçare dhe futbollisti ka firmosur kontratën, pasi ka kaluar kontrollet mjekësore në vendlindje. Ardhja e tij në kryeqytetin britanik pritet javën e ardhshme, kur do t’i bashkohet kolegëve të rinj të klubit në përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

 

 

Braziliani është përforcimi i katërt për trajnerin Antonio Konte këtë verë, pas Ivan Perishiçit, Fraser Forster dhe Yves Bisuma. Riçarlison deri më tani ka zhvilluar 173 ndeshje në Premier Ligë dhe ka shënuar 48 gola, si futbollist për Uatfordin dhe Evertonin.

LEXO EDHE:

Back to top button