Riciklimi i shtëpive, e ardhmja e ndërtimeve

Riciklimi i shtëpive, e ardhmja e ndërtimeve

Të riciklosh gazeta, shishe plastike apo mbetje të tjera, është tashmë një proces i zakonshëm, por të riciklosh ndërtesat është diçka krejt e rrallë. Zakonisht, mbetjet e ndërtesave të vjetra përfundojnë në landfill, mirëpo disa qytete kanë filluar t’i shfrytëzojnë sërish ato për ndërtime të reja. Ekspertët po skicojnë projekte të qyteteve dhe shihet se në to mbizotëron materiali i drurit dhe çelikut. Gjithsesi, dekonstruksioni ka disa sfida. Shembja e një shtëpie mund të zgjasë dy ditë gjithsej, por dekonstruksioni mund të zgjasë edhe dhjetë ditë. Gjithashtu, duke qenë se shtëpitë e vjetra nuk janë projektuar për t’u ricikluar, jo çdo material i përdorur në to mund të jetë i vlefshëm. Pavarësisht të gjithave, ekspertët janë të mendimit se kjo do të jetë e ardhmja e ndërtimeve. Përveç përfitimeve të shumta shoqërore apo uljes së kostove, këto qytete do të jenë një faktor kyç në ruajtjen e mjedisit dhe hapësirës për brezat që do të vijnë.

LEXO EDHE:

Back to top button