Riformatohet edhe Super Kupa e Evropës

Superkupa e Europës pritet të ketë ndryshime shumë shpejt. UEFA do të shtojë në garën për këtë trofe të tjera skuadra. Në ndryshim nga çfarë jemi mësuar deri më tani, që fituesi i Ligës së Kampionëve përballet me fituesin e Ligës Europa për trofeun e Superkupës. Mirëpo garës do t’i bashkohet edhe fituesi në Ligën e Konferencës.

Në një situatë të tillë edhe formati do të pësojë ndryshime. Fituesi i Ligës së Kampionëve nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Ligës Europa, por do të kalojë në një format të ri që përfshin një “Final Four”.

Megjithatë, aktualisht nuk janë përcaktuar ende kriteret për pjesëmarrëset, pasi nuk ka siguri as për sezonin në të cilin do të nisin ndryshimet.

LEXO EDHE:

Back to top button