Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj
Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës është mbajtur seanca për fjalët përfundimtare për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë. Vendimi pas procesit të rigjykimit do të merret më 16 maj.
Familjarët e viktimave në këtë tragjedi kërkuan që të ketë drejtësi dhe të dënohen fajtorët e vërtetë.
“Gjyqtari duhet të jetë më i ashpër, pasi nëse edhe ai e kalon pjesën e korrupsionit dhe krimit do të na djeg për së treti dhe për së katërti”, tha njëri prej familjarëve.