Rihanna dhe A$AP Rocky planifikojnë të martohen në Barbados pas lindjes së fëmijës

Ylli i muzikës, Rihanna dhe reperi A$AP Rocky, thuhet se do të martohen në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.
Këngëtarja dhe partneri i saj reper 33-vjeçarë, njoftuan se po prisnin këtë javë të bëhen prindër derisa ajo tregoi barkun e rrumbullakosur në një fotosesion të realizuar në New York.
Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, çifti thuhet se po planifikon t’i thonë njëri-tjetrit “Po” në vendlindjen e Rihannas, në prani të kryeministres Mia Mottley, si kumbarë e të porsalindurit.
“Rihanna dhe A$AP kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe ajo ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë”, ka thënë një burim për Sunday Mirror. “Dasma do të jetë në Barbados për shkak se familja e saj është atje”, ka shtuar ky burim, raporton Daily Mail.
Çifti ndau lajmin e tyre për fëmijën me një foto sesion të mrekullueshëm teksa këngëtarja shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur me një pallto rozë të hapur, gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New Yorkut këtë javë.