Rihanna i befasoi fansat me një ndryshim drastik në pamje – si ju pëlqen imazhi i ri i këngëtares?
Këngëtarja e njohur Rihanna në fillimet e karrierës së saj ka eksperimentuar me stile të ndryshme, duke ndryshuar shpesh gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve.

Megjithatë, vitet e fundit ajo i ka qëndruar besnike ngjyrës së zezë të flokëve, të cilën tashmë ka vendosur ta ndryshojë në mënyrë drastike.
View this post on Instagram
Gjegjësisht, këngëtarja nga Barbadosi është fotografuar së fundmi me flokë të gjata bjonde që i kanë vënë në pah sytë e saj të gjelbër.
Rihanna u pa në Los Anxhelos me një kombinim të thjeshtë mode – një pallto ngjyrë bezhë dhe xhinse, dhe shumë vëmendje tërhoqi modeli i saj i ri i flokëve.


Dhe ndërsa shumica e njerëzve zgjedhin nuanca më të ftohta ose më të errëta për vjeshtë dhe dimër, Rihanna ka bërë gjithmonë gjënë e saj dhe ka vendosur tendenca të reja.
Në fillim të karrierës së saj në vitin 2005, ajo kishte flokë të gjatë, ndërsa në vitin 2007 u shfaq në videoklipin “Umbrella” me flokë të shkurtër e të zinj.
Ajo i mahniti fansat edhe si flokëkuqe, por gjithashtu mori komplimente të shumta për bravat ngjyrë mjalti që kishte veshur në vitin 2013.


Kujtojmë se një nga këngëtaret më të pasura dhe partneri i saj ASAP Rocky në gusht të këtij viti kanë lindur fëmijën e dytë, djalin Riot Rose Myers dhe çifti ka edhe një djalë gati 2-vjeçar, RZA.
Rihanna aktualisht është në ndërprerje nga karriera e saj muzikore për t’u fokusuar në amësinë dhe sipërmarrjen.