Rihapet pallati perandorak “i humbur” i Romës
Rihapet pallati perandorak "i humbur" i Romës
Rihapet mbas 50 vitesh pallati perandorak “i humbur” i Romës. Domus Tiberiana, është rihapur si një muze në qiell të hapur. Pallati është i ndërtuar në kodrën Palatine që në shekullin e parë, ku kanë sunduar dinastitë perandorake. Pas një rinovimi gjashtëvjeçar, pallati ka rihapur dyert si një muze, me gjetje dhe afreske të shpërndara në të gjithë vendin për t’u dhënë vizitorëve një vështrim mbi madhështinë e lashtë të pallatit. Në pallat janë zbuluar antika të lashta, artefakte, statuja hyjnie, e tezgjahe. Sipas arkeologëve Roma ka gjetur nj “xhevahir të humbur”. /Alsat.mk








