Rikonstruktimi / Mickoski prezantoi ministrat e rinj
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, prezantoi sot ndryshimet në përbërjen e Qeverisë, duke bërë të ditur emrat e ministrave të rinj në kuadër të rikonstruktimit qeveritar.
Mickoski deklaroi se VMRO-DPMNE do të udheheqë me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Gjoko Velkovski, me Ministrinë e Shendetesisë Sasho Klekovski, ndërsa në Ivan Stoilkoviq nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të kaloi në krye të Ministrisë për Veteqeverisje Lokale.
Ndërsa, sa i përket partnerëve të koalicionit, Mickoski tha se VLEN në rikonstruimin e Qeverisë merr Ministrinë e Drejtësisë, dhe Ministrinë e Kulturës.








