Rikthehet gjimastja Biles dhe fiton medaljen e bronzit  

Gjimnastja amerikane, Simone Biles u bë protagoniste e lajmeve botërore kur refuzoi të paraqitej në finalen të gjimnastikës, edhe pse doli e para në kualifikime.

Shkaku i tërheqjes së saj është shëndeti mendor, Biles kishte deklaruar se ajo nuk do të garojë deri sa të ndihet e relaksuar sërish. Në fakt ajo nuk mori pjesë në dy gara, por në garën e fundit ku ishte në kuadër të gjimnastikës balancuese, ajo arriti ta fitojë medaljen e bronztë.

“Unë nuk prisja që të dilja nga Olimpiada me vetëm një medalje, por ajo çfarë ndodhi, ndodhi! Ky është një proces nga i cili tani e tutje do të fokusohem tek vetja ime”, deklaroi Biles.

LEXO EDHE:

Back to top button