Rikthehet “Honda” me triumfin e Aleks Rins-it

Piloti spanjoll i skuadrës “Honda”, Aleks Rins, është fitues i garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP. Motori spanjoll rikthehet te suksesi pas gati dy vitesh.

Në vendin e dytë u rendit italiani Luka Marini me “Mooney VR46 Racing Team”, ndërsa në të tretin Fabio Kuartararo me “Yamaha”.

Garë për t’u harruar kjo për italianin Françesco Banjaia me “Ducati”, që u rrëzua në xhiron e tetë. Kampioni i botës nuk arriti të marrë kështu asnjë pikë nga kjo garë.

Në fund të kësaj gare, në krye të renditjes botërore në Moto GP ndodhet ende italiani Marko Bezeki, që u rendit i gjashti në Amerikë./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button