Rikthehet kontrolli i përbashkët kufitar i policisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri nesër, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm të dy shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Kjo lëvizje vjen si vazhdimësi e viteve të kaluara të kontrollit të përbashkët në kufi.
Zyrtarët e Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave do të jenë përfaqësues të cilët do të shkojnë nga Kosova atje, njoftoi PK-ja.