Rikthehet Lebron Xhejms, triumfon LA Lejkers

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers kanë vazhduar serinë e fitoreve në kuadër të NBA duke mposhtur Indiana Pejsers. Pas humbjes nga Portland Trail Blazers, kjo ishte fitorja e katërt rresht e skuadrës kaliforniane dhe ajo çfarë dalloi këtë takim ishte se LeBron Xhejms dukej në formë të mirë që nga rikthimi i tij nga lëndimi që pësoi në muajin mars.

Xhejms shënoi 24 pikë, 7 kërcime dhe 8 asiste, ndërsa Entoni Dejvisi shtoi 28 pikë, 10 kërcime dhe pesë asiste. Te skuadra e Indiana Pejsersi shkëlqyen, LeVert me 28 pikë pesë kërcime dhe 12 asiste dhe Sampson me 20 pikë, tri kërcime dhe një asist.

Rezultati përfundimtar, Indiana Pejsers – Los Anxhelos Lejkers 115-122.

LEXO EDHE:

Back to top button