Lejkers rikthehet te fitorja, disfatë turpëruese për Denverin

Të gjitha ekipet e NBA-së kanë zbritur në fushë, ku janë luajtur 15 ndeshje. Sërish rokadë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, ku aktualisht ndodhet Oklahoma, që fitoi 125-107 ndaj Miluokit (Shai 23 pikë). Në fakt tri skuadra kanë të njëjtën numër fitoresh e humbjesh në këtë kah të NBA-së (56 fitore e 25 humbje), ku bashkë me Oklahomën janë edhe Denveri e Minesota. Kampionët e Denverit, u mundën 121-120 nga San Antonio, ekipi më i dobët në NBA.

Ndërsa Minnesota fitoi 109-106 ndaj Atlanta në sekondat e fundit, ndaj gjithcka do të vendoset në sfidat e mbetura. Rikthehet te fitorja ekipi i Los Anxheles Lejkersit, që mundi 123-120 Memfisin jashtë fushe (Xhejms e Dejvis 73 pikë së bashku).

Fiton edhe Bostoni, që kryeson në Lindje, duke mundur 131-98 Sharlotin (Pritçard 31 pikë), ndërsa në vendin e tretë ngjitet Nju Jorku, që mundi 111-107 Bruklinin (Brunson 30 pikë).

Pa probleme fiton Majami, 125-103 ndaj Toronto (Joviç 22 pikë).

NBA-Rezultatet

 Filadelfia – Orlando, 125-113

Uashington – Çikago, 127-129

Bostoni – Sharloti, 131-98

Klivlendi – Indiana, 129-120

Nju Jorku – Bruklini, 111-107

Memfisi – Lejkers, 120-123

Majami – Toronto, 125-103

Minesota – Atlanta, 109-106

Oklahoma – Milluoki, 125-107

San Antonio – Denver, 121-120

Dallasi – Detroit, 89-107

Golden State – Nju Orlins, 109-114

Portland – Hjuston, 107-116

LA Klipers – Juta Xhaz, 109-110

Sakramento – Feniks, 107-108

LEXO EDHE:

Back to top button