Rikthehet me klubin arab pas 11 muajve vuajtje
Nejmar është rikthyer në stërvitje me Al-Hilal. Një dëmtim që e mbajti për 11 muaj jashtë fushës së blertë sapo është kaluar, teksa sulmuesi brazilian mungonte prej tetorit të vitit kaluar.
Dhe pse është rikthyer në stërvitje te klubi arab, Nejmar me shumë gjasa nuk do të aktivizohet deri në fillimin e vitit të ri. 32-vjeçari ka kaluar një rrugëtim të gjatë për t’u rikuperuan, për këtë gjithçka po shikohet me kujdes.
Kujtojmë se kontrata e tij me Al-Hilal përfundon në verën e vitit 2025. Për këtë mbetet për t’u parë gjithashtu nëse do të ketë rinovim në vazhdim.