Rikthimi në normalitet, britanikët mbushin baret dhe restorantet në Angli

Nga sot britanikët do të lejohen të përqafohen, të takohen sërish në ambiente të mbyllura në grupe deri 6 persona; pubet, kafenetë e restorantet do të shërbejnë edhe brenda. Këtë të hënë rinisën gjithashtu fluturimet ndërkombëtare.

Shumë bare u hapën në mesnatë dhe radhë të gjata njerëzish u panë duke i frekuentuar ato dhe duke konsumuar alkool, për të shijuar rikthimin në normalitet pas një izolimi të ashpër për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa përhapja e variantit të zbuluar në Indi mund të vonojë rihapjen e madhe të parashikuar në 21 qershor./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button