Rinovimi i stadiumin “Kamp Nou”, muaji mars është vendimtar

Edhe pse rikthimi i Barcelonës në stadiumin e rinovuar “Kamp Nou” është planifikuar kryesisht për fundin e vitit 2024, është gjithnjë e më e sigurt se gjigantët katalunas nuk do të kthehen në stadiumin e tyre deri në maj dhe në fund të sezonit, i cili është duke u zhvilluar mirë deri tani.
Rinovimi i “Kamp Nou”-t filloi në verën e vitit 2023 dhe plani ishte që rindërtimi me vlerë 1.5 miliardë euro, i planifikuar në tre faza, të ishte gati për të luajtur ndeshje deri në fund të vitit aktual 2024. Asgjë nuk ka ardhur nga kjo, dhe tani duket se muaji kyç është marsi. Në mars, të gjithë në Barcelonë do ta dinë se kur skuadra do të kthehet në stadiumin e tyre.
Sipas gazetës AS, muaji mars është një muaj vendimtar pasi më pas do të luhet 1/16 e Ligës së Kampionëve. Nëse Barcelona kualifikohet direkt, ata duhet të luajnë më 4 ose 12 mars dhe të shpresojnë të jenë në stadiumin e rinovuar “Kamp Nou”.
Megjithatë, bordi nuk është shumë optimist dhe klubi pranon se ka shumë gjasa që ata të mos luajnë në “Kamp Nou” deri në fund të sezonit. Aktualisht, çdo javë ka mbledhje të komisionit i cili është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve të papritura. Ajo që është e rëndësishme për klubin është se David Eskude, këshilltar sportiv në këshillin e qytetit të Barcelonës, njoftoi të gjithë ndihmën e mundshme për klubin në mënyrë që të zgjasë qiranë e stadiumit Montzhuik ku klubi luan aktualisht.