Rinovimi më pranë, por sulmuesi gjeorgjian ka vetëm një kusht

Në Napoli janë të dashuruar pas Kvaratskhelia, por e ardhmja e talentit gjeorgjian mbetet e paqartë. Kvara ka një kontratë të vlefshme deri në 2027, dëshira e palëve është të zgjasin bashkëpunim, por rinovimi duket ende larg, pavarësisht se këtë periudhë kanë pasur kontakte të vazhdueshme.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i Kvara-s është takuar me drejtorin sportiv të Napolit, ka një dakortësi në lidhje me pagën e tij sezonale, ku është parashikuar një rritje shumë e ndjeshme, por një kërkesë e agjentit ka bërë që firma të mbetet pezull. Përfaqësuesit e gjeorgjianit kërkon të ul klauzolën e tij të largimit, maksimumi të jetë 80 milionë euro, jo 100 sa pretendon Napoli.

Duke u rikthyer te paga e tij, “La Gazzetta” zbulon se Kvara përfiton aktualisht 1,5 milionë euro, sa për të bërë një krahasim, Hysaj te Lazio përfiton 2,8 milionë euro, ndërsa me pagën e re, Kvara pritet të përfitojë 5 milionë euro, plus bonuse. Napoli ndihet nën presion dhe pritet t’i plotësojë kërkesat e yllit të tij pasi për gjeorgjianin ka oferta të shumta nga ekipi si Barcelona dhe PSZH.

LEXO EDHE:

Back to top button