Rio Ferdinand: Murinjo, nuk është trajner për një ekip në Europë
Hoze Murinjo “braktisi” objektivin e tij për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen. Barazimi i kthimit 1-1 ndaj Lille ishte fatal, duke mos kaluar dot në raundin tjetër (e kishte humbur ndeshjen e parë 2-1). Në fund të ndeshjes, ish-trajneri i Romës dhe Interit sulmoi gjyqtarin, fajtor për akordimin e një penalltie, e cila më pas u kthye në gol nga Xhonatan David. Një moment vendimtar në llogaritjen përfundimtare të ndeshjes.
“Një ekip meritonte të fitonte dhe tjetri kaloi përpara, Ne goditëm dy shtylla dhe patëm shumë mundësi. Vetëm arbitri dhe VAR-i e dinë pse e dhanë atë penallti. Në Ligën e Europës mund të bëjmë mirë, por nëse… Nuk do të them asgjë tjetër, përndryshe mund të kem probleme me plotësimin e fjalisë. Shikoni sërish finalen Roma-Sevilja”.
Fjalët që nuk i shkuan mirë ish-qendërmbrojtësit të Man. Junajted dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand
“Kundër Lille pamë arsyen pse Murinjo nuk është më në nivelin e duhur për të trajnuar një ekip në Europë. Ai duhet të fokusohet te futbolli i luajtur, në vend që të merret me arbitrat. Ndeshjet fitohen në fushë,” tha Ferdinand për “BBC”.