Rishi Sunak i uroi mbretit Charles shërim të shpejtë: Nuk kam dyshim se ai do të kthehet në detyrë

Rishi Sunak i uroi mbretit britanik Charles III shërim të shpejtë pasi u diagnostikua me kancer sot

Mbreti britanik Charles III është diagnostikuar me një formë kanceri. Këtë e konfirmoi sot Buckingham Palace. Kjo ka ndodhur gjatë ekzaminimeve që i janë bërë 10 ditë më parë, kur u shtrua për kurimin e prostatës së zmadhuar.

Nuk u dhanë detaje, por një burim i familjes mbretërore tha se kanceri nuk ishte i lidhur me prostatën.

Kryeministri britanik Rishi Sunak i dërgoi urimet më të mira Mbretit. Në platformën sociale X, ai shkroi: “Nuk kam asnjë dyshim se do të kthehet në detyrë në një kohë të shkurtër dhe e di që i gjithë vendi do t’i urojë më të mirat”.

Charles, 75 vjeç, kaloi tre netë në spital në fund të janarit pasi iu nënshtrua një procedure korrigjuese për një prostatë të zmadhuar. Më pas u zbulua një problem tjetër që shkaktoi shqetësim. Pallati tha se testet zbuluan një formë kanceri.

Charles III u kurorëzua majin e kaluar pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator 2022 në moshën 96-vjeçare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button