Rishikohen shifrat e pandemisë, Peruja bëhet vendi me vdekshmërinë më të lartë

Peruja ka më shumë se dyfishuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 pas një rishikimi të bërë në kohët e fundit, duke u kthyer në vendin me normën më të lartë të vdekjeve në botë për frymë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Numri zyrtar i të vdekurve nga pandemia në Peru tani ka arritur në 180,000, nga 69,342 që ishte më herët.
Kryeministrja Violeta Bermudez u tha gazetarëve se numri u rrit pas konsultimeve me ekspertët peruanë dhe ndërkombëtarë.
Kjo ishte në përputhje me të ashtuquajturat shifra të vdekjeve të tepërta. Vdekjet e tepërta janë përllogaritje e asaj se sa njerëz po vdesin më shumë krahasuar me vitet e mëparshme.
“Ne mendojmë se është detyra jonë të bëjmë publike këtë informacion të azhornuar,” tha zonja Bermudez.