Ristovski: Është ëndër e madhe që të luash kësisoj ndeshjesh

Stefan Ristovski do ta drejtojë Maqedoninë përball Anglisë, në stadiumin “Old Traford”, i cili pritet të plotësohet deri në fund. Mbrojtësi i djathtë i Dinamo Zagrebit ka gara të mëdha pas vetes dhe me siguri ky do të jetë një nga më të mëdhenjtë në karrierën e tij, pasi që është përballur me Italinë, Portugalinë, Spanjën…
“Është e rrallë që Maqedonia të luajë ndeshje të tilla, në stadiume të tilla. Vetë liga që zotëron Anglia është kulmi i futbollit. Është bukur të hysh në Old Trafford, nuk të duhet ndonjë motivim i veçantë, por të dalësh dhe të tregosh atë që ke. Ne jemi padyshim një skuadër e tillë, që luajmë ndeshje të mëdha dhe duam të bëjmë mrekulli. Shpresoj që gjithë nervozizmin që mbajmë nga ndeshja me Ukrainën, ta kalojmë në fushë.
Të gjithë lojtarët kanë gara dhe liga të mëdha. Ne luajmë kundër favoritit më të madh në grup, një përzgjedhje e klasit botëror. Nuk kemi nevojë për një motiv të veçantë. Do të kemi një stadium të plotë, është një përvojë në përgjithësi për futbollin maqedonas dhe për të gjithë shikuesit tanë që të kemi sukses të bëjmë diçka sportive”, tha Ristovski.
Dueli ndaj Anglisë do të jetë i treti për Maqedoninë në këtë cikël. Maqedonia ka një fitore ndaj Maltës dhe një humbje ndaj Ukrainës. Ndeshja në “Old Trafford” fillon të hënën në orën 20:45 dhe të gjitha biletat janë shitur.