Ristovski: Me vjen mire që e bëm popullin të lumtur në kohë të vështirë

Kapiteni i Maqedonisë, Stefan Ristovski pas ndeshjes Maqedonia – Islandë (3-1) potencoi se presioni ka bërë të vetën, mirëpo në fund kualiteti doli në sipërfaqe dhe Maqedonia me plot meritë është në balotazh.

“Faleminderit për urimet për këtë sukses. Jam përplot emocione, erdha të ndaj këto momente. Aq sa ishte e mirë kjo përballje, mendojë se presioni e bëri të vetën. Maqedonia nuk është mësuar të luajë ndeshje të tilla për të luajtur në Kampionatin Evropian dhe për t’u kualifikuar për balotazhin e Botërorit. Maqedonia hap sytë drejt botës së futbollit. Siç e përmenda, cilësia ka dalë në sipërfaqe. Fatmirësisht ne kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në liga cilësore dhe kjo bëri diferencën. Sot Maqedonia është e mbytur nga gjëra të ndryshme. Më vjen mirë që e bëmë kaq të lumtur këtë popull. Dhoma e zhveshjes nuk ka bardh e as të zi, nuk ka shqiptar apo maqedonas, ka një fanellë dhe ne e tregojmë këtë dhe mendoj se Maqedonia me meritë hyri në balotazh. Këtë shirit ia kam marrë Pandevit, e ka mbajtur në ndeshjen e fundit me Holandën dhe sonte na solli fat,” tha mes tjerash Ristovski.

LEXO EDHE:

Back to top button