Rita Gjeka tregon të vërtetën për Tinka Kurtin: “Ajo e ka zgjedhur vetë shtëpi pushimi se është me mend n’kry ”

Rita Gjeka tregon të vërtetën për Tinka Kurtin: “Ajo e ka zgjedhur vetë shtëpi pushimi se është me mend n'kry ”

Gazetare: Xhemazije Rizvani

Në emisionin “Ftesë në Studio” me gazetaren Xhemazije Rizvani, aktorja dhe ish- drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka,ndau emocionet e saj për ndarjen nga jeta të divës së skenës shqiptare, Margarita Xhepa. Me një ndjeshmëri të thellë, ajo foli për kontributin e pazëvendësueshëm të Xhepës në artin kombëtar, duke e quajtur një humbje të madhe për të gjithë brezat e artistëve dhe publikut.

Në fund të bisedës, u përmend edhe aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila, nga shtëpia e të moshuarve ku qëndron, kishte dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen e Margaritës nga jeta. Në këtë kontekst, Rita Gjeka ndau disa të vërteta që janë keqinterpretuar nga portalet.

“Tinka gjindet te ajo shtëpi pushimi super komode, super e mirë, e zgjedhur nga ana e saj. Tinka ka një mijë mundësi të tjera,” u shpreh Gjeka.

Ajo theksoi se qëndrimi i Tinkës në atë institucion nuk është rrjedhojë e mungesës së familjes, por një vendim personal i një gruaje të fortë dhe të kthjellët.

“Për Tinkën ka ardhur nga jashtë nusja e djalit, vetëm për t’i shërbyer. Ka nip e mbesë në Shkodër që i janë lutur të vijë tek ata. Por Tinka, edhe pse është 93 vjeçe, është me mend në krye. Ka zgjedh me qenë e qetë dhe mos me i trazuar të tjerët,” tha ajo.

Rita Gjeka gjithashtu shprehu indinjatën e saj për mënyrën si disa media kanë trajtuar këtë çështje, duke krijuar bujë të panevojshme.

“Aty ku është sot, e trajtojnë si dritën e syve. Ju nuk e keni idenë sa mirë trajtohet Tinka aty,” u shpreh ajo me ton të prerë.

Ndër detajet prekëse që ndau Gjeka ishte edhe një moment i dhimbshëm por i ngrohtë:

“Unë them faleminderit Zotit që i ka qit harresën… shumë shpesh nuk i kujtohet që nuk e ka më djalin, ndryshe atje ku është Tinkës i rregullohen flokët çdo ditë, i ndërrohet modeli përditë.”

Në fund, Rita Gjeka dha një mesazh të qartë për publikun dhe mediat:

Të flasim për figurat tona të mëdha me dinjitet. T’i ruajmë, t’i nderojmë, jo t’i përdorim për klikime.

LEXO EDHE:

Back to top button