Rita theu rregullat e pandemisë disa herë, prindërit i japin një mësim të mirë

Rita Ora theu rregullat e izolimit dy herë dhe sigurisht që kjo gjë i kushtoi shtrenjtë, artistja me origjinë shqiptare u detyrua të paguante një gjobë të majme dhe më pas të kërkonte falje dy herë për veprimet e saj të nxituara, duke i rrezikuar jetën personave të tjerë.

Kjo gjë siç duket nuk është pritur mirë as nga prindërit e saj, Vera dhe Nick Ora, të cilët e kanë kritikuar ashpër. Ashtu siç ju ka hije prindërve shqiptarë, ata e kanë vënë në shënjestër Ritën dhe nuk kanë ngurruar ta qortojnë për gjithçka që ka bërë gabim kohët e fundit.

“The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shihet duke ecur në rrugë me të atin e saj krah për krah dhe të dy duken shumë të mërzitur.

Një mik i Ritës ka treguar se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe se ndihet shumë keq për këtë gjë.

“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, ka treguar burimi.

Që pas këtij veprimi, Rita është rikthyer në studio dhe po punon për këngë të reja. Për herë të fundit ajo ka nxjerrë një album në vitin 2018-të dhe duket se Rita tashmë është fokusuar totalisht tek projektet e reja muzikore.

LEXO EDHE:

Back to top button