Robert Levandovski: Barazimi që na hap rrugën e kualifikimit

Katalanasit” e Barcelonës “thelluan” rekordin negativ, të transfertave evropiane, teksa mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas nuk shkuan më shumë se barazimi, ndaj “bluve” të Napolit, në impiantin gjigant, të “Diego Armando Maradona”, me sfidën e parë, të 1/8-ve, të Ligës së Kampionëve, që u mbyll me rezultatin, 1-1.

Pas sfidës një koment e bëri edhe autori i golit të “blaugranave”, Robert Levandovski, i cili u shpreh se barazimi i krijon mundësi të mëdha kualifikimi skuadrës së tij e më tej foli edhe për formën e tij personale, teksa u shpreh se ndihet mirë fizikisht, si dhe vlerësoi cilësinë e organikës së “katalanasve”.

“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer për në. E dyta më pak, edhe prej faktit që u mbrojtëm. Gjithsesi arritëm të shënonim. Siguruam një barazim që na krijon mundësi të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të fitojmë në Barcelonë, sepse është shumë e rëndësishme.

 

Forma ime?

Ndihem shumë mirë fizikisht. Kemi shumë lojtarë të rinj. Na duhet pak kohë, por skuadra ka shumë potencial. Unë i shtoj eksperiencën time, ndërkohë që kemi lojtarë si Pedri që gjithmonë duan të tregojnë diçka më shumë. Luajtëm të bashkuar ndaj Napolit, të vazhdojmë kështu përpara”, u shpreh “lideri” polak i repartit ofensiv.

LEXO EDHE:

Back to top button