Roberto Mançini: Diçka do të ndodhë, është thjesht çështje kohe

“Askush nuk më ka kontaktuar, por diçka do të ndodhë, është thjesht çështje kohe”. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mançini, i cili kohët e fundit është përfolur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Romës dhe Milanit, pas largimit nga Arabia Saudite. Ai thekson edhe një herë se largimi nga kombëtarja ishte një gabim i madh.

 

“Nuk do ta bëja më atë zgjedhje për arsye teknike, për arsye futbolli, sepse stërvitja e kombëtares është gjëja më e bukur. Jo, nuk do ta bëja më, – tha ai në një intervistë ekskluzive për “Tg1”.

 

“Ndoshta nuk jemi kuptuar, ndoshta po të kishim biseduar më shumë do të kishte shkuar ndryshe,” shtoi ish-trajneri axurr, duke iu referuar presidentit të FIGC, Gabriele Gravina.

 

Po ashtu, Mancini theksoi se në ëtë ardhmen do të jetë më i kujdesshëm.

 

“A jam më i kujdesshëm për paratë sesa për fanellën? Historia ime flet qartë, kush nuk e di, mjafton të shkojë dhe ta lexojë, pastaj mund të flasë”.

LEXO EDHE:

Back to top button