Rodri zbulon se kur kthehet në terrenin e gjelbër me fanellën e Man. Sitit dhe Spanjës

Fituesi i “Topit të Artë”, Rodri ka dhënë një intervistë për “AS” ku ka folur për gjendjen e tij shëndetësore teksa ende po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë i ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë.

 

“Në planin psikologjik jam shumë më mirë nga sa e kam menduar. Kështu e kam imagjinuar përsa i përket dhimbjes. Muaji i parë është shumë i komplikuar, por mendërisht është menaxhuar më mirë nga sa kam menduar. Po i referohem ankthit të rikthimit për të luajtur, unë jam shumë mirë, mendoj se ishte mirë që trupi im të ndalej, jo për shkak të dëmtimit, por për arsye të tjera.

 

A do të kthehesh për të luajtur këtë sezon?

“Po, po. Edhe unë e njoh veten, jam një person që shërohem mirë, me një mentalitet pozitiv. Ata thanë që mendja është shumë e rëndësishme në rikuperim. Unë them se gjithçka po shkon shumë mirë. Sigurisht që dua të luaj sërish këtë sezon”.

 

A do tju shohim të luani në Ligën e Kombeve këtë vit? Apo me Sitin në Kupën e Botës për Klube?

“Po, mendoj se po. Nuk dua të konfirmoj asgjë, por ideja ime është të përpiqem të kthehem pak para kësaj. Është në kokën time. Janë dy turnetë e mëdhenj që kam në mendje për këtë vit.”

LEXO EDHE:

Back to top button