Rodrigo: Për pak sa nuk firmosa me Liverpullin, ndërsa Man. Siti meriton respektin

Në një intervistë të dhënë disa ditë para ndeshjes kundër Man. Sitit, sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrigo foli mbi zgjedhjen e tij për të mos u transferuar te Liverpull-i disa vite më parë. “Nuk e përfunduam marrëveshjen, sepse nuk desha unë, – shpjegoi shumë sinqerisht braziliani.

“Doja të qëndroja te Santosi në atë moment, edhe pse oferta ishte shumë e mirë. Edhe rruga që më kishin propozuar do të kishte qenë gjithashtu shumë pozitive për karrierën time. Do të kisha mbaruar studimet në Angli për t’u përgatitur për futbollin evropian. Ishte gjithmonë ëndrra ime të luaja në Evropë dhe gjithçka po shkonte shumë mirë, por dëshira për të qëndruar në Brazil ishte më e fortë se gjithçka. Doja të qëndroja te Santos dhe të bëja histori në atë klub. Në fakt kjo ndodhi. Unë arrita të realizoja ëndrrën time për të luajtur te Santos. Sidoqoftë, është e vërtetë, për pak nënshkrova me Liverpullin”.

Për sfidën e dyfishtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Man. Sitin braziliani ishte I qartë.

“Janë fituesit e Ligës së Kampionëve, janë kampionët e botës në fuqi, janë ekipi më i mirë në botë sot, kështu që kemi respekt të plotë për ta. Nuk ka lojtarë të këqij apo mesatarë te Man. Siti.

Nuk ka asnjë lojtar që të bën të mendosh: Do ta shtyp këtë, sepse nuk është i mirë dhe do të na japë një shans të madh. Ata kanë kontroll të shkëlqyer të lojës dhe topit. Është një përballje e mrekullueshme për t’u përjetuar, kundër një ekipi shumë të vështirë. Është shumë e bezdisshme të luash kundër Man. Siti, por besoj tek ekipi ynë,” tha në fund sulmuesi brazilian.

LEXO EDHE:

Back to top button